9 Dhjetor 2009

10 dhjetor – Dita e të drejtave të njeriut

Kultivoni dallimet, çrrwnjosni diskriminimin

Të ejnten, më 10 dhjetor, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup organizoi një varg ngjarjesh, për ta shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut. Këtë vit veçanërisht theksohet tema e antidiskriminimit. BE-ja mbështeti projektin “Renovimi i Stacionit policor në lagjen Kisella Voda”, i cili u promovua në ora 10:00 në Stacionin policor të lagjes së njejtë nga Ambasadori Ervan FUERE, Përfaqësues Special i Bashkimit Europian dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Europian dhe znj. Gordana JANKULLOVSKA, Ministresha e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Projekti synon rritjen e standardeve të këtij stacioni të rëndësishëm policor, për ta përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me praktikat më të mira të BE-së. Në Qendrën informative të BE-së, u organizua diskutim i titulluar “Kultivoni dallimet, çrrënjosni diskriminimin”, gjatë të cilit publikut ju drejtua Ambasadori Ervan FUERE, z. Xhelal BAJRAMI, Ministër për Punë dhe Politikë sociale dhe z. Sasho KLEKOVSKI, Drejtor ekzekutiv i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe anëtar i Koalicionit kundër diskriminimit (fillon në ora 12:30).

Aktivitete të tjera, të cilat u organizuan në të njëjtën ditë janë:

- promovimi i doracakut "Doracak mbi të Drejtat e Njeriut” nga Ambasada e Hollandës (ngjarja u organizua në Qendrën Informative të BE-së, nga ora 10:00 deri në ora 11:00)

- promovimi i listës së projekteve të OJQ-ve të cilat janë zgjedhur për t’u financuar nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) si edhe prezantimi i aktiviteteve dhe rezultateve të një grupi të projekteve të implementuara në vitin 2009 (Panairi i EIDHR dhe OJQ)

- Programi u mbyll me mbledhjen e OJQ-ve të mbështetur nga Instrumenti Evropian për demokraci dhe për të drejtat e njeriut.

Renovimi i plotë i Stacionit policor në lagjen Kisella Voda, me vlerë prej 500.000 euro, është një nga projektet e finasuara në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendëshme, së bashku me projektet e tjera të renovimit të plotë ose renovimit të pjesërishëm të nëntë stacioneve të tjera policore në vend [Shkup (Qendër, Gazi Babë, Karposh, Bit Pazarë), Prilep, Gostivarë, Gjevgjeli, Shtip dhe Tetovë], me shumë prej rreth 850.000 Evra. Autoritetet kanë marrë obligim që të sigurojnë paisje dhe mobile për stacionet e renovuara.

Evenimentet për Ditën e të Drejtave të Njeriut u organizuan për t’i mobilizuar përfaqësuesit e Qeverisë dhe ekspertët e shoqërisë civile, Zyrën e avokatit të popullit dhe gjyqësinë si edhe studentët dhe të rinjtë për ta rritur vetëdijen mbi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe për ta riafirmuar angazhimin e të gjithëve për vlerat dhe parimet e Deklaratës.

Bashkimi Evropian i është përkushtuar sigurisë së njeriut: promovimin e të drejtave të njeriut duke i trajtuar shkaqet e varfërisë dhe konfliktit. BE-ja ndërton sigurinë njerëzore duke zvogëluar varfërinë dhe pabarazinë, duke i promovuar të drejtat njerëzore dhe ushtrimin e ligjit, duke përkrahur zhvillimin dhe duke i theksuar shkaqet e varfërisë dhe pasigurisë. Prandaj, përpjekjet e tanishme duhet të shtohen për mobilizimin e palëve, në kuadër të BE-së dhe jashtë saj, për ta bërë diskriminimni të kaluar.

+ Galeri të fotografive për evenimentin