Qendra Informative e UE-së u themelua nga Delegacioni i
Komisionit Europian në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë,
me qëllim që të shtojë rrjedhën e informatave mbi UE-në për
publikun e gjerë.
Qasja e përgjithshme është që publikut t’i sigurohen informata
sistematike, faktike, të sakta dhe gjithpërfshirëse.
Delegacioni i Komisionit Europian ka marrë parasysh rritjen e
vazhdueshme të interesimit të qytetarëve lidhur me procesin e
anëtarësimit në UE dhe kërkesën e madhe për informata, sidomos
pasi që vendi fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në
UE. Me themelimin e Qendrës Informative të UE-së, Delegacioni ka
për qëllim t’i referohet këtij zhvillimi jashtëzakonisht të
rëndësishëm në sferën publike, duke njohtuar njerëzit mbi
çështjet e Europës.
Qendra Informative e UE-së tani është vendosur në zyra më
funksionale, të cilat ofrojnë kushte më të mira për kryerjen e
aktiviteteve të shtuara të komunikimit.
Qëllimet fundamentale të Qendrës janë:
-
Ngritja e vetëdijes mbi
Unionin Europian
-
Shpërndarja e informatave
mbi UE-në;
-
Shtuarja e njohurisë mbi
UE-në, institucionet, organet dhe mekanizmat e UE-së;
-
Trajtimi i nevojës për
informata, për grupe specifike të të interesuarve dhe
aksionerëve;
-
Inkurajimi i debateve
publike mbi çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në
UE;
-
Informimi mbi vlerat
fundamentale të Unionit Europian
-
Përkrahja e ekspertëve dhe
hulumtuesve,
-
Bashkëpunimi dhe këmbimi i
informatave me qendrat e tjera informative të UE-së.
Angazhimi dhe përkushtimi i
personelit të Delegacionit dhe Qendrës Informative të UE-së ndaj
nevojës së opinionit publik për informata, është pjesë e
pazëvendësueshme në punën tonë të përditshme. |