Ngjarjet: 2011  2010  2009  2008
  Ngjarjet e kaluara 2011


 
21 Dhjetor 2011

Përfaqësuesi i lartë i BE-së/Zëvendës Kryetari Catherine Ashton mbushi tre pozitat në Shërbimin e Veprimtarive të Jashtme Evropiane

Bruksel, 21 dhjetor 2011 - Catherine Ashton, Përfaqësuesi i lartë i BE-së/për punë të jashtme dhe politikë për siguri Zëvendës Kryetar i Komisionit, sot i bëri publike synimet për mbushjen e tre pozitave në Shërbimin e Veprimeve të Jashtme.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
16 Dhjetor 2011

BE-ja mbështeti rindërtimin e Teatrit të Qytetit në Gjevgjeli

Të dielën, më 18 dhjetor 2011, në ora 19:00, me pjesën teatrale "Martesa e Figaros", Teatri i Qytetit në Gjevgjeli do të shënojë rindërtimin e suksesshëm të Teatrit me ndihmën e Bashkimit Evropian.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
14 Dhjetor 2011

Student nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik vizituan Qendrën Informative të BE-së

Më 14 dhjetor Qendra Informative e BE-së pranoi në vizitë 50 student nga Universiteti Ndërkombëtarë Ballkanik nga Shkupi. Ata morën pjesë në Ata morën pjesë në ligjëratë për historinë dhe institucionet e BE-së, si edhe për të arriturat e përbashkëta të popujve Evropian dhe për mundësitë për rinjtë. 

 
 
+ lexo më tepër
 

 
10 Dhjetor 2011

Dita e të drejtave njerëzore 2011 u shënua me disa aktivitete

Me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut (10 dhjetor) Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me Kombet e Bashkuara dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës organizuan një varg të evenimenteve në Qendrën Informative të BE-së.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
07 Dhjetor 2011

Boris Grdanoski – Fitues i konkursit për fotografi më të mire ‘Jean Monnet’ 2011

Fitues i konkursit për fotografi më të mire ‘Jean Monnet’ 2011, të shpallur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është Boris Grdanoski, redaktor i fotografisë dhe reporter i Vest Daily, dhe foto – korrespodent i Associated Press.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
07 Dhjetor 2011

Vizitë e z. Zhan Mari SEJLER, Drejtor në DG për Politikë Rajonale me rastin e Ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjeve Bilaterale për Korridorin X dhe Infrastrukturën për Ujëra të Zeza në Prilep

Më 7-9 dhjetor 2011, z. Zhan Mari SEJLER, Drejtor në DG për Politikë Rajonale do të vizitojë zyrtarisht Shkupin.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
05 Dhjetor 2011

Evenimenti i hapjes së projektit tuining: “Mbështetja e Politikës Nacionale të Punësimit”

Më 6 dhjetor 2011, në ora 11:00, në Qendrën Informative të BE-së do të mbahet një eveniment që do të shënojë fillimin e projektit tuining të financuar nga BE-ja: "Mbështetja e Politikës Nacionale të Punësimit”.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
02 Dhjetor 2011

BE-ja përkrah Qendrën për Arsimin e të Rriturve dhe hartimin e programeve edukative për shkrim e këndim dhe mbarimin e arsimit fillor për personat e lënë mënjanë

Më 5 dhjetor 2011, në ora 11:00, në Fakultetin Filologjik do të organizohet evenimenti që do të shënojë fillimin e projektit Tuining të financuar nga BE-ja: "Përkrahja e ndërtimit të kapaciteteve të Qendrës për Arsim të të rriturve dhe hartimit të programeve për arsim të të rriturve, për shkrim e këndim dhe mbarimin e arsimit fillor për personat e lënë mënjanë”.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
01 Dhjetor 2011

Përmirësimi i potencialit ekonomik, identifikimi i burimeve të ardhshme të zhvillimit

Më 30 nëntor 2011, me fillim në ora 10:00, Bashkimi Evropian, Presidenca polake dhe Qeveria e Maqedonisë organizojnë Konferencë të nivelit të lartë mbi politikën ekonomike, lidhur me përmirësimin e potencialit ekonomik dhe identifikimin e burimeve të ardhshme të zhvillimit.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
30 Nëntor 2011

Do të nënshkruhet Marrëveshja financiare të komponetës për përkrahje gjatë tranzicionit dhe ndërtimit të institucioneve të Instrumentit për ndihmë para-anëtarësuese 2010, me menaxhim të centralizuar dhe decentralizuar

Të enjten, më 1 dhjetor, në ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë (salla për debate), do të organizohet ceremoni për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare të komponetës për përkrahje gjatë tranzicionit dhe ndërtimit të institucioneve të Instrumentit për ndihmë para-anëtarësuese 2010, me menaxhim të centralizuar dhe decentralizuar.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
29 Nëntor 2011

KONFERENCË E NIVELIT TË LARTË MBI POLITIKËN EKONOMIKE: "Përmirësimi i potencialit ekonomik, identifikimi i burimeve të ardhshme të zhvillimit"

Më 30 nëntor 2011, me fillim në ora 10:00, Bashkimi Evropian, Presidenca polake dhe Qeveria e Maqedonisë organizojnë Konferencë të nivelit të lartë mbi politikën ekonomike, lidhur me përmirësimin e potencialit ekonomik dhe identifikimin e burimeve të ardhshme të zhvillimit.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
23 Nëntor 2011

Konferenca promovuese “Mbështetja për Agjencinë e Mbikqyrjes së Sigurimit të plotë Pensional”

Më 24 nëntor 2011, në ora 14:00 në Qendrën Informative të BE-së do të organizohet konferenca promovuese e projektit të financuar nga BE-ja: "Mbështetja për Agjencinë e Mbikqyrjes të Sigurimit të plotë Pensional”.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
16 Nëntor 2011

Promovimi i Programit FP7 të BE-së dhe shënimi i 100 vjetorit të Çmimit Nobël për Kimi, i ndarë për Mari SKLODOVSKA-KIRI

Më 16 nëntor, në Qendrën Informative të BE-së u mbajt Programi i Shtatë Kornizë (FP7), programi më i madh i BE-së për financimin e 'trekëndëshit të njohurisë' – hulumtimi, edukimi dhe inovacioni. Ky eveniment u organizua me rastin e 100 vjetorit të Çmimit Nobël të Kimisë për Maria Sklodovska Kiri.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
10 Tetor 2011

Njoftim për shtypin

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka kënaqësinë t’ju ftojë në një konferencë për shtyp të mërkurën, më 12 tetor në ora 14:30, me rastin e paraqitjes të Raportit të progresit për vendin dhe dokumentit të strategjisë. Konferenca për shtyp do të mbahet në EU Info Qendrën (Mito Haxhivasilev Jasmin 52v).

 
 
+ lexo më tepër
 

 
06 Tetor 2011

Ligjëratë për nxënësit e gjimnazit “Josip Broz Tito” në Qendrën Informative të BE-së

Vargu i ligjëratave “Dyer të hapura për nxënësit” këtë sezon vazhdon me vizitën e nxënësve nga gjimnazi “Josip Broz Tito” nga Shkupi.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
30 Qershor 2011

Info ditë për Vullnetarizmin

Gjatë muajit qershor, Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunat organizuan disa ditë të dedikuar projektit Njerëz dhe kulturë në Ohër, Kavadarci, Manastir dhe Koçani. Evenimentet përbëhen nga dy pjesë: prezantim i programit të bashkësive - Kulturë 2007 – 2013 dhe prezantim i artistëve të vendit të cilët kanë qenë të përfshirë në projektin: Evropa Juglindore – Njerëz dhe kulturë.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
20 qershor 2011

Info ditë për Vullnetarizmin

Më 21 qershor, të martën, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 17:00 do të mbahet Info ditë për vullnetarizmin në Info Qendrën e BE-së në Shkup. Info dita do të përmban panel diskutim “Bëj ndryshim: Vullnetarizmi, katalizator për ndryshime drejtë shoqërisë më të kujdesshme” dhe Panair për vullnetarizmin “Jeta si vullnetar”.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
07 qershor 2011

Fëmijët nga çerdhja ‘‘Izvorçe - Montesori‘‘ e vizituan Qendrën Informative të BE-së

Më 7 qershor rreth 20 fëmijë nga çerdhja ‘‘Izvorçe - Montesori ‘‘nga Shkupi e vizituan Qendrën Informative të BE-së. Ata morën pjesë në ligjëratë interaktive për BE-në, e përshtatur për moshën e tyre, e cila përfshinte informata themelore për simbolet e BE-së – flamurin, himnin dhe moton. Përmes filmave të vizatuara u prezantuan disa politika për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin dhe kursimin.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
1 Qershor 2011

Dita e Evropës u festua anembanë vendit!

Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Lëvizjes Evropiane organizuan mbi 30 evenimente me qëllim të festimit të ditëlindjes së 61 të Bashkimit Evropian dhe për ta afruar procesin integrues në BE më afër qytetarëve.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
31 Maj 2011

Nxënësit e shkollës fillore Dimo Haxhi Dimov e vizituan Qendrën Informative të BE-së

Më 31 maj Qendra Informative e BE-së pranoi 60 nxënës nga shkolla fillore Dimo Haxhi Dimov nga Shkupi. Ata morën pjesë në ligjëratë për histrinë dhe institucionet e BE-së, si edhe për të arriturat e përbashkëta të popujve Evropian dhe për mundësitë për rinjtë. Pas ligjëratës, ata morën pjesë në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe kuis të shkurtër për BE-në. Ata treguan njohuri të shkëlqyeshme për çështje që kanë të bëjnë me aktivitetet e popujve Evropian.

 
 
+ lexo më tepër
 
     

 
14 maj 2011

Më 14 maj, Parku i qytetit të Shkupit do të jetë nikoqir i Hepenigut të sivjem me rastin e Ditës së Evropës!

Hepeningu tradicional me rastin e Ditës së Evropës këtë vitë do të mbahet në Parkun e qytetit të Shkupit. Nxënës të shkollave fillore të komunave të Shkupit të Aerodromit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës, Sarait dhe Çairit do ti prezantojnë kulturat e 27 shteteve anëtare të BE-së. Programi kulturorë do të përfshinë performancë të Vlatko Stefanovski Trio, Superhiks, Toni Kitanovski Trio, nxënës nga shkolla muzikore dhe e baletit “Ilija Nikolovski Luj”…

 
 
+ Programi në tërësi
+ Lajmërimi televiziv
 
 

 
29 prill 2011

Filloi festimi i Ditës së Evropës!

Ambasadori Sørensen, Zëvendës Kryeministri Naumovski, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane, prof. Gjurovska dhe Kryetari i Komunës së Qendrës Todoroviq, në konference për media e cila u mbajt sot në Qendrën Informative të BE-së, i prezantuan aktivitetet për festimin e sivjem të Ditës së Evropës.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
28 prill 2011

BE-ja e përkrah Sekretariatin e Përgjithshëm për ti ndërtuar kapacitetet e tij për bashkëpunim me shoqërinë civile

Të enjten, më 28 prill të vitit 2011, në Qendrën Informative të BE-së u mbajt prezantim i projektit: “Ndihmë teknike të Njësisë për bashkëpunim me OJQ-të në kuadër të Sekretariatit Gjeneral”. Projekti synon ta përmirësoj kapacitetin e Njësisë për bashkëpunim të OJQ-ve në kuadër të Sekretariatit Gjeneral për implementimin e Strategjisë për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile. Projekti gjithashtu do të përqendrohet në ndërtimin e kapaciteteve dhe ndihmën e menaxhimit efikas të Instrumentit për Ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) në kuadër të portfolios të shoqërisë civile.

 
 
+ lexo më tepër
 

 
15 PRILL 2011

JAVA E ENERGJISË SË QËNDRUESHME E BASHKIMI EVROPIAN - ' ENERGJI E MENÇUR PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME'"

Delegacioni i Bashkimit Evropian shënoi Javën e Energjisë së qëndrueshme të Bashkimit Evropian 2011 duke organizuar evenimente me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth efikasitetit të energjisë dhe energjisë të ripërtëritshme. Kjo javë bashkon vendimmarrësit, shoqërinë civile dhe të gjitha palët e interesuara dhe zhvillohet nën parullën ' Energji e mençur për një të ardhme të qëndrueshme'

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
24 mars 2011

U prezantuan politikat dhe programet e BE-së para qytetarëve

Në periudhën prej muajit shkurt deri në muajin mars, në Kumanovë, Manastir, Koçani, Kavadarci, Tetovë, Gostivar dhe Veles u organizuan një sere prezantime të cilat përfshinin tema të rëndësishme për procesin integrues në BE, të cilët siguruan informata për ndihmën e BE-së për vendin, si edhe për politikat dhe programet e BE-së, ...

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
9 mars 2011

BE-ja e feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Qendra Informative e BE-së organizuan disa evenimente për të shënuar 100 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, të mërkurën më 9 mars 2011, në Qendrën Informative të BE-së u organizua debat i titulluar “Le të lëvizim gjërat - akoma duhet të rivendosen arritjet ekonomike, politike dhe sociale të femrave dhe pabarazitë”.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
1 mars 2011

Nxënës nga shkolla fillore Nevena Georgieva Dunja e vizituan Qendrën Informative

Më 1 mars Qendra Informative e BE-së pranoi 30 nxënës nga shkolla fillore Nevena Georgieva Dunja nga Shkupi. Ata morën pjesë në ligjëratë për historinë e BE-së dhe institucionet e saja, si edhe për të arriturat e përbashkëta të popujve të Evropës. Pas ligjëratës, ata morën pjesë në sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve edhe në një kuis të shkurtër lidhur me BE-në.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
24 shkurt 2011

Ligjeratë mbi BE-në për shkollën fillore "Ss. Kiril dhe Metodij"

Qendra Informative e BE-së, më 24 shkurt organizoi një prezantim mbi BE-në, për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë të shkollës fillore Kiril dhe Metodij në Shkup.

Rreth 30 nxënës morën pjesë në ligjeratën mbi historinë dhe institucionet e BE-së, si dhe mbi arritjet e përbashkëta të popujve të Evropës. Pas ligjeratës, ata morën pjesë në seancën e Pyetjeve dhe Përgjigjeve dhe në kuizin e shkurtër për BE-në.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
16 Shkurt 2011

Fëmijë në vizitë të Qendrës Informative të BE-së

Më 16 shkurt dy grupe të fëmijëve nga shkolla fillore “Goce Delçev” e vizituan Qendrën Informative të BE-së. Qëllimi i vizitës së tyre ishte ekspozitura e vizatimeve “Lulja e paqës” nga Zhivko Popovski – Cvetin e cila është e vendosur në Qendrën Informative të BE-së më 15 shkurt me rastin e 20 vjetorit të Grupit të Vishegradit.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
15 Shkurt 2011

Ekspozita e fotografive “Homo Urbanus Europeanus”

Ekspozita e titulluar “Homo Urbanus Europeanus” e fotografit francez Zhan-Mark Karaçi, do të shpaloset në qendrën tregtare Ramstor, duke filluar nga 16 shkurti deri më 16 mars. Ekspozita, e përkrahur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, përbëhet nga 60 fotografi që përfaqësojnë 31 kryeqytete në Evropë. Të gjitha janë të fotografuara në stilin e njëjtë, të qeta dhe pa ndonjë dukshmëri kulturore ose sociale, duke nxjerrë në pah ngjajshmërinë e dallimeve, apo “Evropianitetin” e shumëllojshmërive.

 
 
+ lexo më tepër
 
 

 
08 Shkurt 2011

Dita e internetit më të sigurt "Jeta në internet është më shumë se lojë!"

Me rastin e Ditës së internetit më të sigurt më 8 shkurt në ora 11.00 në Qendrën Informative të BE-së, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Fondacioni Metamorfozis organizuan ligjëratë kishte për qëllim ta rrit vetëdijen të gjeneratave të reja për përdorimin e sigurt të teknologjive të reja dhe ndikimin potencial të jetës virtuale mbi asaj reale.

 

+ lexo më tepër
 
 

 
21 janar 2011

Dita informative për programin e BE-së “Evropa për qytetarët”

Më 21 janar, në Qendrën Informative të BE-së nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë u organizua ditë informative për programin e BE-së “Evropa për qytetarët” që synon sigurimin e informatave pjesëmarrësve të programit, siç janë autoritetet e pushtetit lokal, organizatat Evropiane për hulumtimet e politikave publike (think – tanks), grupe të qytetarëve, organizatat të shoqërive civile, organizatat joqeveritare, sindikatat, institucione arsimore, organizata aktive në fushat e punës vullnetare, organizata aktive në fusha të sportit amator, etj.

 
+ lexo më tepër
 
 
 

 
13 janar 2011

Takimi i gjashtë i shoqërisë civile: Inaugurimi i gjeneratës së re të projekteve të EIDHR

Të mërkurën, më 13 janar, në Qendrën Informative të BE-së u organizua takimi tradicional vjetor me shoqërinë civile. Ky eveniment ka shërbyer jo vetëm për të reflektuar mbi të arriturat,përvojat e përbashkëta dhe bashkëpunimin, por gjithashtu gjatë evenimentit u këmbyen edhe pikëpamje për sfidat që i kanë shoqëritë civile lidhur me punën e tyre. Në mbledhje, u inauguruan shtatë projekte të reja të mbështetura nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtave të Njeriut (EIDHR). Ambasadori Ervan Fuere deklaroi se thirrja për propozim në kuadër të skemës së ardhshme për mbështetjen e vendit EIDHR 2010 është në fazë të përgatitjes dhe do të publikohet gjatë muajin shkurt.

 
 
+ lexo më tepër
 
 
 

 
11 janar 2011

U prezantuan prioritetet e Presidencës hungareze

Të martën, më 11 janar, Përfaqësuesi Special dhe Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ervan Fuere dhe Ambasadori i Hungarisë në Shkup Ferenc Kekeshi i prezantuan prioritetet e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm dhe në veçanti prioritetet e Presidencës hungareze si pjesë të treshit të Presidencës të BE-së me Spanja dhe Belgjika.

 
 
+ lexo më tepër
 
 
 

 
04 JANAR 2011

Vullnetarë! Bëjnë ndyshim: Komisioni Evropian e filloi vitin Evropian për Vullnetarë 2011 

Më 2 dhjetor, Komisioni Evropian i prezantoi qëllimet dhe aktivitetet të Vitit Evropian për vullnetarë 2011 si edhe sloganin vjetorë: Vullnetarët! Bëjnë ndryshim’. Qëllimi kryesorë i Vitit Evropian i vullnetarëve 2011 është ta theksojë punën e vullnetarëve, ti inkurajoj njerëzit tjerë të përfshihen dhe të kontribuojnë për bashkësitë e tyre dhe për qëllimet e Evropës.

 
 
+ lexo më tepër