PROGRAMI PËR STAZH NË QENDRËN INFORMATIVE TË BE-SË  
     
 

Qendra Informative e BE-së, ofron pesë seanca për stazh në vjet. Stazhi është pa pagesë (në bazë vullnetare) dhe stazhierët do të duhet të punojnë gjysmë orari pune (20 orë në javë), gjatë një periudh dy muajshe.

Qendra Informative e BE-së ofron stazh dy muajsh për për të rinjtë. Puna që do t’u jepet stazhierëve, ka të bëjë me detyra ekzekutive p.sh përmbledhja e informatave dhe dokumenteve, ndihma gjatë organizimit të evenimenteve, dhënia e informatave dhe ndihma për vizitorët etj. Detyrat e tyre do të përfshijnë edhe shkrime sich janë rezymetë, informatat etj. Aplikuesit duhet të kenë njohuri minimale për çështje që kanë të bëjnë me BE-në si edhe të kenë interes për procesin integrues në BE. Në fund të periudhës së stazhit, stazhierët do të marrin çertifikatë për stazhin e realizuar, dhe nëse ka nevojë, edhe letër rekomandimi.

Periudhat për stazh janë:
• janar – fror
• mars – prill
• maj – qershor
• korrik – gusht
• shtator – tetor
• nëntor – dhjetor

Stazhierët duhet të kenë mjete të mjaftueshme financiare për shpenzimet e tyre gjatë periudhës së stazhit: të mund t’i mbulojnë harxhimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet ditore, pasi që stazhi është pa pagesë.

Kriteret:
• Stazhierët duhet të jenë shtetas të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Bashkimit Evropian ose vendeve aplikante për integrim në BE;
• Ata duhet të jenë të diplomuar, me së paku tre vite të plota të studimeve universitare; preferohen student të degëve që kanë të bëjnë me studimet Evropiane dhe kanë njohuri për proceset e integrimit në BE, veçanërisht njohuri mbi marrëdhëniet me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë;
• Të flasin rrjedhshëm gjuhën maqedone dhe angleze. Njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet si aset (preferohet gjuha shqipe);
• Njohja e punës në kompjutër është e domosdoshme.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për stazh, dërgoni biografinë tuaj të shkurtër (CV) dhe një letër motivimi në EUinfo@euic.mk, ku do të shënoni arsyen e interesimit për stazh në Qendrën Informative të BE-së, çka pritni të mësoni këtu dhe si mund ta përdorni atë njohuri në të ardhmen.