QENDRA INFORMATIVE UE-MK  
     
 

Me rastin e përvjetorit të 50 të Traktatit të Romës, Sekretariati për Çështje Europiane hapi Qendrën Informative UE-MK. Qendra Informative u hap më 25 mars 2007 dhe është e vendosur në sheshin Makedonia, sheshi kryesor i qytetit, afër Pallatit “Ristiçeva”.
Objektiva e projektit është t’i afrojë të gjitha informatat e procesit integrues dhe UE-së më afër qytetarëve. Ideja është që Qendra të jetë një qoshe ku të gjithë mund të marrin informata relevante mbi Unionin dhe procesin e përgjithshëm të reformave të vendit, në rrugën e vet drejt UE-së.

Në qendër mund të gjeni literaturë profesionale në rreth 600 tituj mbi UE-në, broshura, fletushka dhe materiale turistike që prezantojnë shtetet anëtare të UE-së, organet dhe institucionet e UE-së.

Qëllimi kryesor i Qendrës Informative është të sigurojë informata mbi atë se si Unioni Europian i plotëson nevojat dhe interesat e njerëzve.

 
  + Linku i Qendrës Informative EU-MK