| |
Qendra Evropiane për Informim dhe
Inovacion (QEII) është pjesë e një rrjeti global të Rrjetit
Evropian të ndërmarrjeve. Ajo përmban më shumë se 600 organizata
partnere nga 45 vende, duke përfshirë shoqata të ndërmarrjeve,
odat ekonomike, univerzitetet, agjencitë që ofrojnë shërbime për
më shumë se 25 milionë ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Rrjeti
Evropian i ndërmarrjeve administrohet nga Agjencia ekzekutive
për konkurrencë dhe inovacion AEKI, e cila është nën Komisionin
Evropian dhe përfaqëson një nga instrumentet kryesore për
implementimin e Programit Kornizë për konkurrencë dhe inovacion
të Bashkimit Evropian.
Qëllimi kryesor i QEII-së është sigurimi dhe mundësimi i një
performance të organizuar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
në tregun global, në mënyrë që të tejkalohen pengesat
ekzistuese. Përmirësimi i aftësive konkurruese të ekonomisë duke
rritur shkallën e NVM paraqet mision thelbësor për QEII-në.
Qendra përfshin aktivitetet në vijim:
• Ndërkombëtarizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në
sferën e biznesit vendor, transferimi i teknologjisë dhe
pjesëmarrja në projektet hulumtuese.
• Shpërndarja e informacioneve nga fusha e politikave të BE-së,
nisma dhe kurse relevante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
• Gjetja e partnerëve për bashkëpunim ndërkombëtar për biznes,
këmbim teknologjik dhe pjesëmarrje të përbashkët në projekte për
zhvillim;
• Organizimi i evenimenteve ndërkombëtare, funksionimi i
kompanive, ndërmjetësimet, takimet e kompanive dhe forma të
tjera të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral;
• Krijimi, mbajtja dhe azhurnimi i bazës së të dhënave të
kompanive të vendit mbi bashkëpunimin ndërkombëtar;
• Informata dhe publikime mbi çështje aktuale ndërkombëtare,
temat dhe ngjarjet;
• Trajnim, ndihmë dhe mështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme për pjesëmarrje në Tregun e vetëm Evropian;
• Mbështetja e palëve për të participuar në programet e
Bashkimit Evropian; (CIP, fb 17 etj);
• Promovimi i vlerave vendore kulturore dhe promovimi i
traditave;
QEII paraqet konsorciumin e projekteve të koordinuara nga
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Anëtarë të
konsorciumit janë Fondacioni për Manaxhim dhe Hulumtim
Industrial, Agjencia për Promovimin e Ndërmarrjeve dhe Odave
Ekonomike. Pas vendosjes së kontaktit me ndonjë nga këto
institucione,ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund t’i përdorin
shërbimet e rrjetit falas, me anë të sistemit njësportelësh.
Detajet e kontaktit:
Qendra Evropiane për Informim dhe Inoacion – QEII
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup - koordinator
Bul. Krste Misirkov bb
1000 Shkup
Tel. ++389 2 329 32 04
Ueb faqe: www.eiicm.com.mk
www.een.mk
e-mail: eiicm@ukim.edu.mk
|
|