MBI PIKAT INFORMATIVE TË UE-SË  
     
 

Qendra Europiane për Dokumentim (QED) u hap zyrtarisht në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, në vitin 1995. Së fundi, QED u riemërua dhe mori shenjën EUi. Në vitin 2009 u hapën dy qendra EUi të reja në Fakultetin për administratë dhe menaxhim të sistemit informatik në Manastir dhe në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë.

EUi-të janë pjesë e rrjetit mbarë botëror të Qendrave Europiane të informimit.

Eui-të janë të hapura për publikun e vendit dhe të rajonit më të gjerë.
Ato sigurojnë shërbime për publikun akademik, organet dhe institucionet qeveritare, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet dhe për grupet e tjera të interesuara.

Burimet e qendrës përfshijnë mbi 1,500 botime dhe më tepër se 10,000 vëllime të botuara nga Komisioni Europian, Këshilli Europian, Parlamenti Europian dhe institucionet dhe organizatat e tjera të UE-së.

Botimet janë të përpunuara në mënyrë elektronike, në mënyrë që të krijojnë bazë të të dhënave, e cila mund të hulumtohet në bazë të kritereve të ndryshme. Qendra, përveç shërbimeve të zakonshme, gjithashtu ofron shërbime onlajndhe oflajn për të gjithë përdoruesit e vet. Qendra posedon kolekcionin e vet të CD-ve me dokumentacionin ligjor të UE-së, të dhënat statistikore dhe informata të përgjithshme.

Aktivitetet kryesore të EUi-vejanë si vijon:

  • Përkrahja dhe shpërndarja e informatave dhe dokumentacionit nga UE-ja dhe për UE-në,

  • Sigurimi i informatave për vizitorët (kryesisht nga kampusi universitar), Përkrahja e hulumtuesve akademikë dhe profesionalë,

  • Bashkëpunimi dhe këmbimi i informatave me transmetuesit e tjerë në UE

  • Eui-të janë të hapura çdo ditë pune, nga ora 07:00 deri në 15:00 (Shkup), 09:00 deri në 17:00 (Manastir), 08:00 deri në 16:00 (Tetovë). Qasja në të gjitha dokumentet dhe botimet është pa pagesë, përveç se të njejtat nuk mund të nxirren jashtë zyrave të qendrës.