| |
Delegacioni i Komisionit
Europian në vitin 2003, formoi një rrjet të Pikave Informative
të UE-së, të cilat janë të vendosura në disa qytete në tërë
vendin.
Shtatë Pikat Informative të UE-së u hapën në suaza të Qendrave
Informative Qytetare, në komunat e e Manastirit, Gostivarit,
Kavadarcit, Koçanit, Kumanovës, Tetovës dhe Velesit.
Objektiva e tyre kryesore është të shërbejnë si një vend ku
qytetarët do të mësojnë mbi funksionimin e Unionit Europian,
institucionet, politikën dhe programet e Unionit si dhe mbi
zhvillimin e marrëdhënieve midis UE-së dhe ish Republikës
Jugosllave të Maqedonisë.
Pikat Informative ofrojnë qasje pa pagesë në botimet mbi UE-në,
qasje pa pagesë në ueb faqet Europa, si dhe shansën e
pjesëmarrjes në takime ku diskutohen tema lidhur me UE-në, të
cilat janë në interes të qytetarëve.
Pika Informative të UE-së kanë disa aktivitete specifike:
Organizimin e aktiviteteve arsimore (takimet me nxënës,
diskutimet mbi tema të caktuara në qendra/shkolla, mundësitë për
bursa, etj.);
Organizimin e debateve, tryezave të rrumbullakta me
përfaqësuesit nga Shtetet Anëtare, përfaqësuesit e shteteve
kandidate, ekspertët nga vendi;
Themelimin e bashkëpunimit me qytetarët, OJQ-të, institucionet,
sektorin privat, etj., përmes sigurimit të qasjes në informatat
mbi UE-në (qasja në Internet, qasja në bazën e të dhënave, në
e-mail, në takime);
Themelimin e kontakteve dhe këmbimit të përvojave me
Pikat/Qendrat Informative më vendet e tjera që kanë aspirata për
anëtarësim në UE;
Bashkëpunimin me mediat lokale, për sigurimin e informatave të
sakta mbi Misionin e UE-së në Shkup dhe aktivitetet që Shtetet
Anëtarë të UE-së i kanë implementuar në vend.
|
|