| |
Qendra Informative e UE-së
organizon ngjarje të ndryshme, të cilat i dedikohen dhe kanë të
bëjnë me tema mbi UE-në. Qëllimi ynë është që në zyrat tona me
pajisje teknike moderne, të afrojmë qytetarë të të gjitha
sferave të shoqërisë dhe të plotësojmë të gjitha kërkesat
praktike për organizimin e suksesshëm të një evenimenti.
Ngjarjet janë të ndryshme, duke përfshirë seminare, tryeza të
rrumbullakta dhe ligjërata. Mikpritja e grupeve të vizitorëve
siç janë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe
studentëve universitarë, në suaza të projektit “Dyer të hapura
për nxënësit” është një nga aktivitetet e rregullta në Qendrën
Info të UE-së, ku grupet e organizuara të vizitorëve shërbehen
me zyrat e kësaj qendre.
Qendra Informative e UE-së është operative për të organizuar
evenimente që kanë të bëjën me UE-në, në auditorium të kufizuar
me 64 ulëse.
Kemi kënaqësinë të mirëpresim grupe të organizuara, me informim
paraprak në emailin në vijim:
euinfo@euic.mk. |
|