| |
Ekipi i Qendrës Informative të UE-së ka
kënaqësinë t’u përgjigjet pyetjeve të vizitorëve dhe publikut të
përgjithshëm. Pyetjet që kanë të bëjnë me UE-në mund të na
dërgohen në mënyra të ndryshme të komunikimit - faks, telefon,
e-mail ose letër.
Qëllimi ynë është të përgjigjemi sa më shpejtë në pyetjet tuaja
(varësisht nga ndërlikueshmëria e pyetjes). Gjithnjë do të
mundohemi të përgjigjemi sa më saktë por gjithashtu edhe të
bashkangjesim materiale sqaruese mbi pyetjet e parashtruara –
broshurat (e shtypura ose në PDF), burime plotësuese siç janë
ueb-faqet dhe buletinet konkrete, memorandumet dhe dokumentet
informative. |
|